
Doçi: Berisha ndryshe nga Meta nuk ka firmosur vetë në aferat korruptive!
Dritare.net
Në emisionin Java në Dritare, gazetari Adriatik Doçi foli edhe për lidhjen e drejtpërdrejtë që Sali Berisha dhe Ilir Meta kishin me aferat korruptive dhe përgjegjësinë penale që rëndonte mbi ta. Ai u shpreh se Berisha përdor aktor për të realizuar aferat e tij korruptive, ndryshe nga Ilir Meta i cili është implikuar vetë për të përfunduar aferat ekonomike.
“Berisha nuk ka firmosur me dorën e tij që të ketë një përgjegjësi konkrete penale, por përgjegjësia penale nuk është vetëm me firmë është edhe me ndikim, me veprim dhe mosveprim, kjo mbetet në gjykimin e hetuesëve dhe të Gjykatës. Por në ndryshim nga Ilir Meta, Sali Berisha ështe kujdesur gjithmonë që të mos implikohet drejtpërdrejtë, por përdor aktor të tjerë të pushtetit për të realizuar aferat. Për Ilir Metën hetuesit e kanë më të lehtë për ta vendosur para përgjegjësisë penale sepse ka qenë kryetar i LSI kur ka bërë pagesa për lobim në mënyrë të paligjshme të padeklaruar me para që nuk ju dihet burimi. Pra ka një pergjegjësi konkrete. Edhe PD kur bëri lobimin me para ruse, ishte Lulëzim Basha kryetar i partisë dhe sekretar i përgjithshëm Arben Ristani.
Berisha perceptohej si kryetari real i partisë por nuk u mor as në pyetje sepse ishte në prapaskenë. Ndërsa në skenë që firmosi ishte Lulzim Basha dhe Arben Ristani. Pra Berisha u tregua më i kujdesshëm. Ndërsa Ilir Meta është implikuar vet, ka dalë vet me shpatë në dorë në shesh për të finalizuar afera ekonomike që kanë qenë që nga vitet 2000 kur ka qenë Kryeminister, deri kur ishte President që e mbylli me aferën e nënshtetësive”, u shpreh Doçi në fjalën e tij./Xh.Xh/dritare.net

















