
Ibsen Elezi: Berisha nuk u përball në debat, sepse s’ka argumente!
Dritare.net
Ibsen Elezi do të përballet me Sali Berishën në garën e së dielës për kryetar të PD. I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, Elezi tha se Berisha nuk pranoi të ketë një debat publik me të, sepse sipas tij, Berisha ka një peshë të madhe për situatën ku është sot PD.
“Berisha përballë meje është pa argumente. Prandaj nuk ka pranuar të bëjë debat. Kjo për faktin se ka nj deficit moral në gjithë këtë situatë të PD. Ai nuk justifikohet dot përmes veprimtarisë së Lulit, pasi ne prej kohësh ia kemi thënë që Basha, po shkatërronte partinë. Ne kemi qenë një grup i madh që ia kemi thënë këtë prej kohësh. Që në marrëveshjen e 17 majit, kur ne e quajmë absurde, por Berisha e mbrojti. Pas humbjes në 2017 ne reaguam prapë, por Berisha e mbështeti. Berisha gjithashtu e mbështeti të falsifikojë dy Kuvende me argumentin 5000 delegatë në 1900 karrige! Këto gjëra Berisha i dinte,por heshti!”, u shpreh Elezi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















