
Kujdes! Këto janë plazhet më të rrezikshme në Shqipëri!
Dritare.net
Plazhet më të bukura që tërheqin turistët, janë njëkohësisht edhe po aq të rrezikshme. Kjo për shkak të shkëmbinjve natyrorë. Artur Meçollari, ish-zëvendës komandat i forcave detare, tregoi i ftuar në Dritare TV, disa prej plazheve më të rrezikshme, për të lundruar.
“Rajoni perëndimor i Zvërnecit është i mbushur me shkëmbinj nënujor. Rajoni i Currilave në Durrës, apo në perëndim të Sazanit. Kur flasim për zona të rrezikshme, kemi parasysh rreziqet lundrimore që krijojnë anomali në thellësi të detit. Këto anomali tregohen nëpër harta detare, apo sinjalistika.
Gjiri i Vlorës, nga Rrapi deri në Zvërnec apo në derdhjen e Vjosës, është një zonë shumë e rrezikshme.
Zona më e kërkuar është zona e Karaburunit, njëkohësisht më e frekuentuar dhe më pak e rrezikshme.
Deri në vitin 2019 hartat britanike dhe shumë harta të tjera të prodhuara nga vende të ndryshme të botës për hapësirën detare në Shqipëri, kishin një informacion ku thoshte zona të minuara të mëparshme. Kjo ishte një pengesë për turistët. Në vitin 2019 i dërgova një letër shërbimit hidrografik në të cilën sqaroja se zonat të treguara në hartën e tyre, tashmë ishin të pastra dhe nuk ishte një informacion i saktë”, tha Meçollari në Dritare TV./L.F-dritare.net

















