
Milaim Zeka: Pse nuk e dua Shqipërinë e Madhe!
Dritare.net
Shqipëria e Madhe për Milaim Zekën, nuk ka kuptim. I ftuar në emision Java në Dritare TV, Zeka tha se nuk e mbështet këtë ide dhe si rrugë për zhvillimin e kombit shqiptar, sheh vetëm integrimin në BE.
“Nuk jam fans i Shqipërisë së madhe. Për mua nuk ka Shqipëri as të madhe as të vogël. Jam fans i hyrjes së popullit dhe trojeve shqiptare në BE. Të vetmen mundësi të përparimit të kombit tim, unë e shoh në Bashkimin Evropian. Atë ditë kur ne do të bëhemi pjesë e Evropës, kur ne të jemi të gjithë në Evropë, do të jemi kombi më i fuqishëm ballkanik.
Por unë nuk besoj në numra. Unë besoj në fuqinë e mendjes. Për momentin kemi nevojë që Evropa të na bëjë një refresh të mendjes. Prej rënies së komunizmit, Shqipëria ka ecur në aspektin ekonomik, por është një zhvillim individual. Sa i përket shtetit, vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Prandaj Shqipëria është këtu ku është”, u shpreh Zeka në Dritare TV./L.F-dritare.net

















