
Nëse nuk pyesni në fillim për çmimet, mos u habisni nga faturat në fund!
Dritare.net
Arben Kola guidist, i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, dha disa destinacione për pushime këtë vit.
“Që prej vitit 2007 unë i bën pushimet në Zvërnec. Edhe te Plazhi i Vjetër në Vlorë. më pëlqen. Rruga më parë ka qenë me probleme, por tani është asfaltuar, është bërë përmirësim edhe për pastërtinë e zonës. Do u sugjeroja të gjithëve plazhin e Zvërnecit, po kështu edhe në Ksamil është shumë bukur”.
Më tej Kola u shpreh se gabimi që bëjnë pushuesit, është që nuk informohen për çmimet para se të shkojnë për pushime.
“Këshilla e vetme që kam është që njerëzit të informohen para se të shkojnë për pushime. Nuk mund të shkosh me mendjen që do të gjesh dhoma të lira, me cmime të mira. Duhet të edukohemi të gjithë me planifikimin e pushimeve. Para se të niseni, planifikoni, pyesni, informohuni.
Edhe në restorant, mos u habisni nga fatura në fund të drekës apo darkës. Pyesni sa kushton”, u shpreh Kola në Dritare TV./L.F-dritare.net

















