Na ndiqni edhe në

Java në Dritare

Eksperti i sigurisë tregon rrezikun: Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës

Eksperti i sigurisë tregon rrezikun: Serbia dëshiron të

Frika e destabilizimit në Ballkan apo një lufte në Kosovë, është shtuar pas sulmit rus në Ukrainë. Beqir Mezelxhiu, Ish-kryeshef i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, tha se ka një risk real që Serbia të tentojë të nisë një luftë, për të aneksuar veriun e Kosovës.

“Po deklarohet në Kosovë që ekziston rreziku i një sulmi potencial nga Serbia. Duke marrë parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia ka sulmuar një shtet që e ka njohur, pa asnjë shkak, i njëjti skenar po mendohet edhe për Kosovën. Serbia nuk e ka njohur Kosovën, dhe e si e tillë ka pretendime ndaj nesh.

Po bisedohet kudo për riskun që ka Kosova. Dhe është një risk real. Këtë risk e kanë paraqit edhe struktura shtetërore të Kosovës. Pikë e nxehtë është veriu i Kosovës, aty shijet risku më i madh, ku Serbia mund të nisë një luftë për ta aneksuar atë pjesë të Kosovës.

Ndaj është kërkuar që niveli i sigurisë të ngrihet në një nivel më të lartë”, u shpreh Mezelxhiu në Dritare TV./L.F-dritare.net