Horoskopi javor i Binjakëve 16- 22 shtator 2024 nga Christine Haas
E Diel 15 Shtator 2024, 17:05
Dritare.net
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku si me pare. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj. /dritare.net