
Horoskopi javor i Dashit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas
E Diel 19 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Në përgjithësi jeta juaj në çift do shkojë mirë, por yjet këshillojnë të shpreheni më tepër dhe mos mbani asgjë përbrenda. Pasioni ka shumë gjasa të mbizotërojë mbi arsyen. Edhe për ju beqarët pritet një javë e bukur dhe e mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni secilën. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Për një shëndet edhe më të mirë se më parë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me vitamina e proteina. Puna do jetë dinamike, intensive dhe e lodhshme. Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ka mundësi të merrni vendime për të ardhmen. /dritare.net

















