Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Virgjëreshës 7- 13 tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Virgjëreshës 7- 13 tetor 2024 nga Christine Haas

Para se të hidhni çdo hap, reflektoni dhe mendohuni mirë këtë javë. Ndani ndonjë mendim edhe me miqtë e ngushtë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Sipas Dritare.net ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime. /dritare.net