Onedayitinerary këtë herë ka përzgjedhur Tiranën si destinacionin e radhës për të përshkruar një ditë turistike. Kjo është një faqe që njihet për përshkrimet e saj turistike për qytetet të tjera, si Parisi, Sidnei, Spliti, Austin (Teksas) etj. “Jo shumë njerëz mund të thonë shumë për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj, Tiranën. Shteti dikur i izoluar ka pësuar shumë ndryshime në dekadën e fundit.
Tirana është një qytet plot ngjyra, me sharm dhe argëtim. Një ditë në Tiranë ndoshta nuk mjafton, por mund të mjaftojnë për të shijuar kuzhinën, jetën e natës, të kaluarën etj.” – shkruan onedayitinerari.
“Vizita e parë duhet të jetë në sheshin ‘Skënderbej’, i cili është aktualisht duke u rikonstruktuar, por që pritet t’i japë një pamje të re; Më pas mund të vazhdohet me Muzeun Historik Kombëtar ku hyrja kushton 1.5 euro; ecje në pedonalen “Murat Toptani”, më tej mund të shijoni një kafe ekspres, e cila është vërtetë e shijshme. Drekën zgjidhni ta konsumoni në restorantet shqiptare. Mos harroni të shijoni edhe akulloret. Dyqanet që e tregtojnë ju shërbejnë akullore të freskëta dhe të bëra në mënyrë artizanale. Pavijoni “Reja” është një atraksion i ri në Tiranë dhe është realizuar nga artisti japonez Sou Fujimoto. Jeta e natës është shumë e gjallë në zonën e ish-Bllokut, aty do të gjeni dyqane, bare në modë, por edhe kafene e restorante. Një tjetër atraksion është edhe Piramida, ish-muzeu i diktatorit Hoxha.
Darkën ju rekomandojmë që ta konsumoni në restorantet e ish-Bllokut. Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, flasin mirë italishten dhe anglishten. Është një destinacion shumë i lirë dhe 100 lekë janë më pak se 80 cent. Taksitë janë të lira dhe kushtojnë 300-400 lekë, shkuan onedayitinerari./Monitor