Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ketrin Gjoça tregon për herë të parë si e hoqën nga puna në RTSH

Ketrin Gjoça tregon për herë të parë si e hoqën
Ketrin Gjoça është një prej ikonave të televizionit shqiptar. E ftuar në emisionin  "Rreze Dielli" në “Report Tv”, prezantuesja e dashur e emisioneve për fëmijë, ka folur  për herë të parë për largimin nga televizioni, pas 30 vjetësh.

Ketrin shprehet se televizionet shqiptare i kanë hequr figurat e vjetra nga ekrani. Ajo bën thirrje që të ndiqen si shembull televizionet italiane.

 “Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë se duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit televizion të ri, heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!

Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë, ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ‘ti nuk erdhe të sjellësh një ide’, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka.

Sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thosha edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.”- thotë prezantuesja./K.C/dritare.net