Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Kjo perlë gjendet në Shqipëri…

Kjo perlë gjendet në Shqipëri…
Kjo ujëvarë spektakolare gjendet në Shqipëri. Ajo quhet ujëvara e Sotirës dhe ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit. Për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara me një lartesi gati 100 metra buron nga mali i Tomorit. Ajo është e rrethuar nga lëndina dhe pyje që i japin më tepër hijeshi të gjithë zonës. Por, nëse do të kishte një infrastrukturë dhe promovim më të mirë, ajo mund të kthehej në një nga destinacionet e rëndësishme turistike në vend.