
Në Kosovë këtë mbrëmje kanë mbërritur shtetasit e parë afgan, që do të qëndrojnë përkohësisht. Ata janë nisur nga baza e NATO-s në Gjermani dhe kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në grupin e parë janë 130 shtetas nga Afganistani, ndërsa Kosova pritet të strehojë 2 mijë shtetas./L.F-dritare.net

















