
Alarm për bombë në në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut
E Martë 30 Nëntor 2021, 00:12
Dritare.net
Të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar pas alarmit për bombë. Forca të shumta policie ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë. Kanë kontrolluar të punësuarit gjatë hyrjes dhe daljes. TV21 ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk kanë dhënë detaje./ TV21

















