
Albin Kurti bën thirrje të votohet nr.13, qytetarët komentojnë: Lëri zgjedhjet në Shqipëri, na siguro vaksina si Rama!
E Diel 11 Prill 2021, 12:12
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Facebook u kërkoi qytetarëve shqiptarë një ditë më parë që më 25 prill të votojnë numrin 13, duke iu prezantuar kandidatin për deputet në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani. Merxhani është në garë si kandidat i pavarur dhe Kurti tha se, ai është një aktivist i LVV-së dhe një nga specialistët më të mirë në fushën e trashëgimisë kulturore.
Por ndjekësit e tij i thonë Kurtit të mos merret me zgjedhjet në Shqipëri, por të sigurojë vaksina për Kosovën, ashtu siç bëri kryeministri Rama për Shqipërinë. Më poshtë ju sjellim disa nga komentet e ndjekësve të Kurtit!/K.C/dritare.net

















