Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ambasadori amerikan në Serbi: Beogradi të mbajë qëndrim, zgjidhni ku do të jeni në të ardhmen!

Ambasadori amerikan në Serbi: Beogradi të mbajë qëndrim,

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha ditën e sotme se Serbia duhet të mbajë një qëndrim dhe të vendosë nëse e ardhmja e saj qëndron në Europë apo me Rusinë.

Në një reagim për gazetarët në Beograd Hill e vlerësoi agresionin rus në Ukrainë si një sulm brutal, ndërsa vazhdimi i vrasjes së civilëve, diçka që është krejtësisht e papranueshme në këtë shekull. Ai shtoi se një zhvillim i tillë nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti për Serbinë për momentin, ambasadori amerikan u shpreh se prioritet duhet të jetë vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen. Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni përgjigje për ato pyetje me autoritetet serbe”, tha ai./M.K/dritare.net