Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arrestohet në protestë Dardan Molliqaj, Besa Shahini: Nevoja e kryeministrit Kurti që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë, ka kaluar në absurditet

Arrestohet në protestë Dardan Molliqaj, Besa Shahini: Nevoja e

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj njëkohësisht bashkëshorti i ish-Ministres së Arsimit, Besa Shahini, u arrestua ditën e sotme në Prishtinë, gjatë një proteste që po mbahej nga aktivistë të PSD. Ish-ministrja bëri në reagim në rrjetet sociale ku shkruan se nevoja e kryeministrit Kurti për të shuar çdo zë opozitar në Kosovë, ka kaluar në absurditet.

Postimi i Besa Shahinit:

“Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale - tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së - u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxori policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë.

Para kësaj, u organizua një protestë e vogël kundër hipokrizisë së VV-së e cila bëri fushatë të hapur elektorale, të rrezikshme për shëndetin midis pandemisë dhe menjëherë pasi fitoi zgjedhjet vendosi masa të rrepta duke u thirrur në pandemi, që rezultuan në mbyllje biznesesh dhe gjobitje marramendëse të qytetarëve. Protesta u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e protestuesve, sa nuk ishte parë që nga koha e UNMIK-ut.

Arrestohet në protestë Dardan Molliqaj, Besa Shahini: Nevoja e

Nëse nuk i shuan me dhunë, Albini nxjerr ministrat e vet në protestë, për ta përvetësuar kauzën, siç ndodhi me daljen e turpshme të ministres së drejtësisë dhe atij të brendshëm në protestat kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj.

Shëndeti i demokracisë në Kosovë është në pikën e vet më të brishtë që nga paslufta. E vetmja fije shprese është fakti që nën pushtetet e dhunshme, pashmangshëm rritet e forcohet opozita. Kështu që paradoksalisht, nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur.”

Protesta u mbajt në kohën kur kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova po mbante një konferencë në Prishtinë. Aktiviteti është organizuar nga Partia Socialdemokrate në Kosovë. Konferenca e Trëndafilovës po mbahej për të dhënë të dhëna në lidhje me gjyqet që po zhvillojnë aktualisht Gjykata Speciale./L.F-dritare.net