Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arrestohet personi i katërt i përfshirë në vrasjen e Liridonës!

Arrestohet personi i katërt i përfshirë në vrasjen e

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se është arrestuar një tjetër person i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt duke e çuar në 4 numrin e të ndaluarve. Raportohet se i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova i cili dyshohet se iu ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

Në ditën kur u varros Liridona tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit përfunduan në pranga, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e saj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./dritare.net