
Covid-19 i merr jetën 20-vjeçares nga Gjakova, kishte humbur të atin pak ditë më parë!
E Shtunë 28 Gusht 2021, 14:02
Dritare.net

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën sot nga Covid-19. Prej 4 ditësh ajo po trajtohej në Qendrën Spitalore Universitare. Sipas informacioneve, 20-vjeçarja Rumejsa Hoxha pak ditë më parë kishte humbur të atin nga Covid-19. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë mjekja që po e trajtonte, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka qenë e vaksinuar./M.M-dritare.net

















