
Covidi shuan një familje, anëtarja më e re 36-vjeç!
E Enjte 2 Shtator 2021, 19:07
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tetovë ku një familje me katër anëtarë, është shuar si pasojë e Covid-19. Kjo tragjedi ka ndodhur në Tetovë, ndërsa sipas autoriteteve, pacientët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Pacientja më e re, ishte e moshës 36-vjec dhe vuante nga obeziteti, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të tjera të rënda shoqëruese. Edhe prindërit vuanin nga sëmundje të rënda.
Të katër personat që ndërruan jetë brenda një jave, mësohet se janë infektuar në një dasmë./L.F-dritare.net

















