
Deputeti i Kuvendit të Kosovës thirrje Ramës: Na ndihmo të vaksinohemi!
Dritare.net
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti i bën thirrje publike kryeministrit Edi Rama që ta ndihmojë Kosovën me vaksinën. Haliti i kërkon Ramës të hapë disa qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës, duke thënë se ky veprim do të ishte i domosdoshëm në këtë kohë të keqe pandemike.
“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama! Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.”,- shkruan Haliti./K.C/dritare.net

















