
Dështon votimi i parë, nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës!
Dritare.net
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës gjatë seancës së sotme nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e këtij kuvendi. Kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 25 vota, si i propozuar për kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në votimin për Kupinën kanë marrë pjesë vetëm 25 asamblistë, derisa 25 votat ishin pro Kupinës. Por, këto vota nuk ishin të mjaftueshme për ta zgjedhur atë kryesues të Kuvendit Komunal, pasi i duhen 26 vota.
Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje kishte të drejtën që e para të propozonte kandidatin saj për kryesues të Kuvendit Komunal ngase ka numër më të madh të asambleistëve, ajo nuk propozoi askënd për këtë pozitë.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re u larguan nga salla dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal./M.T/dritare.net

















