
Detajet tronditëse/ 18-vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt
Dritare.net
Këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë Nazlie Balaj tha se 18-vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt.
“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt. Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshme me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dyshuarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritura në gjykata sa i përket tentimit të vrasjes”,- u shpreh tha Nazelie Balaj në ATV.
Sipas Balajt më skandaloze ishte deklarata e gjykatësit sot, kur tha se dyshimet kryesor për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë më xhelozi.
“Skandali i dytë ishte nga ana e gjyqtarit i cili pa u zhvilluae hetimet dhe pa u mbyllur hetimet del me një deklaratë të tillë duke e arsyetuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Marigonës kinse këtë vrasje e ka bërë për xhelozi.”, u shpreh ajo./K.C/dritare.net

















