
Dhëndri i të moshuarës: Ka humbur djalin 17 vjeç në luftë, për rrahjen s’mundi t’i tregonte vajzës!
Dritare.net
Dhëndrri i të moshuarës që u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, tha se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur para 3-4 ditësh.
Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e ka vizituar nënën disa herë në javë.
“Vuan nga alzheimeri dhe nuk ka mundur ta japë ndonjë shpjegim ndaj vajzës së saj”, u shpreh ai para gazetarëve.
Ai tha se e moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj dhe se e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare. Dhëndri i të moshuarës tha se gruaja e tij ishte në gjendje të rëndë pasi e pa videon në rrjetet sociale.
“Gruaja ishte shumë e shqetësuar. Është dashur të marrë injeksion para se të vijë këtu”, tha ai.
Ai tha se u është thënë se rrahja ka ndodhur në një hapësirë e cila nuk mbulohet nga kamerat./M.K/dritare.net

















