Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ekipi serb provokim të rëndë për Kosovën. Reagon FIFA!

Ekipi serb provokim të rëndë për Kosovën. Reagon FIFA!

BBC

FIFA ka hapur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi ekipi i saj ka varur një flamur që cenon Kosovë, në dhomën e zhveshjes.

Flamuri ka hartën e Kosovës me ngjyrat e Serbisë mbi të cilat është ky mbishkrim: "jo dorëzim". Tensionet po rriten mes serbëve etnikë dhe qeverisë në Kosovë, mes frikës se dhuna mund të ndizet sërish, 23 vjet pas luftës në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia, një aleate e Rusisë, nuk e njeh atë si një vend të pavarur.

Të premten, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka paraqitur një ankesë në FIFA.

Në një deklaratë thuhet: “Akte të tilla shovinizmi nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, pra FFK-ja, si anëtare e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të FIFA-s, kërkon nga ky institucion të marrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore. Është e papranueshme që ky akt të kalojë në heshtje, prandaj kërkojmë fuqimisht që FIFA të zbatojë me përpikëri rregullat e saj dhe të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë veprim agresiv dhe kundër vlerave që përcjell futbolli”.

Ministri i Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se priste "veprime konkrete" nga FIFA kundër "mesazheve urrejtëse, ksenofobike dhe gjenocidale" të Serbisë.

Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, por sipas rregullave të UEFA-s, Serbia dhe Kosova nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën në kualifikueset e Kupës së Botës për shkak të tensioneve mes dy vendeve.

Serbia u mund 2-0 nga Brazili në hapjen e Kupës së Botës në Katar të enjten dhe do të luajë me Kamerunin në ndeshjen e radhës në Grupin G të hënën.

Kosova nuk u kualifikua në Kupën e Botës./L.F-dritare.net