Humbën jetën 45 persona, pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë!
Dritare.net
Pronari i agjencisë së udhëtimit “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, ka folur për herë të parë pas aksidentit të tragjik në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shqiptarë.
Në një intervistë për mediat, Haxhiu tha se autobusi i ishte nënshtruar një kontrolli teknik para udhëtimit për në Turqi, ku ndodheshin personat që humbën jetën dhe sipas tij autobusi ishte në rregull.
Ai është shprehur se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët e tjerë.
Pronari i agjencisë thotë se deri më tani nuk ka folur për mediat pasi ka qenë në shok, por ndërkohë po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për “BNT”.
Ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në autobusin e parë dhe fëmijët e tij ishin në një nga autobusët e tjerë. Aksidentin e tmerrshëm e mori vesh në kufi, në dalje nga Bullgaria./Dritare.net