
I rikthehet tumori pas 9 vitesh, artistët marshojnë në mbështetje të Adriana Matoshit!
E Martë 30 Nëntor 2021, 22:10
Dritare.net
Gjatë ditës së sotme për nder të aktores Adriana Matoshi, e cila u diagnostikua pas nëntë vitesh sërish me tumor, u organizua ecje në sheshet e kryeqytetit të Kosovës. Një numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.
Aktorja dhe deputetja Matoshi këtë të diel me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë se i është rikthyer sërish tumori në kokë, dhe mes rreshtave ndër të tjera u bëri thirrje të gjithëve ta vlerësojnë dhe duan më shumë jetën./M.T/dritare.net

















