
Jepet vendimi për Nikolla Gruevskin, ja me sa vjet burg dënohet!
E Martë 29 Shtator 2020, 12:12
Dritare.net
Gjykata ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, për rastin “Shuplakat".
Fajtor është shpallur edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili ka marrë 1 vit burg me kusht. Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski dhe Daniell Trifunovsk u dënuan me 9 muaj burg me kusht. Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 vjetëve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski./K.C/dritare.net

















