
Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij. Për vdekjen e babait të Veselit ka shkruar edhe ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Ai shkruan se herën e fundit ai i shtrëngoi dorën, i palëkundur dhe besimplotë se Kosova do të bëhet.
"I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.
Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës", shkruan Hoxhaj./M.M-dritare.net

















