Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova dhe Serbia ranë dakord për marrëveshjen për energjinë/ Borrell përgëzon Kurtin dhe Vuçiçin!

Kosova dhe Serbia ranë dakord për marrëveshjen për

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri të ditur sot se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për t’i përgëzuar ata pasi delegacionet e dy vendeve arritën më 21 qershor dakordësinë për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkruan Borrell.

Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.

Bashkimi Evropian ka thënë më herët se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri. Sipas kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës. Bislimi tha se Elektrosever-i do t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike, si dhe do t’i faturojë dhe të mbledhë pagesa./M/K/dritare.net

.