Kosova ofron 1 mijë euro bursë për të rinjtë që studiojnë Gjuhë Shqipe!
E Mërkurë 10 Korrik 2024, 14:02
Dritare.net
Kosova do t’i ofrojë studentëve të saj 1 mijë euro bursë vjetore, nëse do të zgjedhin të studiojnë në arsimin e lartë, Gjuhë ose Letërsi Shqipe.
Lajmi u dha nga kryeministri Albin Kurti i cili në Facebook shkruan:
“1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".
Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur. Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”./M.K-dritare.net