Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova për herë të parë në Golden Globes!

Kosova për herë të parë në Golden Globes!

“Exil” filmi i regjisorit Visar Morina do të prezantohet në edicionin e 78-të të “Golden Globes”. Filmi do të konkurrojë në kategorinë e filmave të huaj. "Exil" është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferi, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të ngordhur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar, ai mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte atë gjë. Përpiqet t’i fajësojë të gjithë, nga politika e zyrës deri te qëndrimet e kolegëve të tij, por ai nuk gjen arsye. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij mendon se e gjithë kjo duhet të jetë shaka e dikujt.

"Exil" sjell kastin e aktorëve si Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi, etj./M.M-dritare.net