
Kosovë/ Infeksionistët të shqetësuar nga varianti i ri i kovidit: Duhen masa të reja!
E Hënë 29 Nëntor 2021, 09:09
Dritare.net
Kosova mund të rrezikohet nga përhapja e variantit të ri të kovidit, "Omicron" që ka prekur tashmë shumë vende të botës.
Kështu janë shprehur infeskionistët që kanë bërë thirrje për vigjilencë sa i përket respektimit të masave mbrojtëse, sidomos pasi ende nuk dihet saktë shkalla e agresivitetit të këtij varianti të ri.
Infeksionistët po ashtu kanë thënë se institucionet duhet të vendosin masa të reja kundër Covid-19 duke pasur gjithmonë parasysh lëvizjet e virusit dhe situatën aktuale epidemiologjike. Deri më tani, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin "Omicron"./M.M-dritare.net

















