
Kosovë/ Tre viktima dhe 49 raste të reja
E Mërkurë 7 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Në Kosovë rastet e reja me koronavirus, vijojnë në të njëjtët nivele prej ditësh. Sot janë raportuar 49 të infektuar. Ndërkohë shqetësues mbetet numri i viktimave. Në 24 orët e fundit, 3 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Rastet aktive në Kosovë janë në ulje. 1157 janë rastet aktive, ndërsa sot u shëruan 92 persona./L.F-dritare.net

















