Kovaçevski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Dritare.net
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mandatoi sot kryetarin e Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit. Kovaçevski ishte lajmëruar paraprakisht përmes një letre nga LSDM-ja se kishte siguruar shumicën e votave për formimin e Qeverisë së re.
“Nga sot (e mërkurë) filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë – të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritur për qytetarët tanë. Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve në politikë dhe institucionet e vendit. Kjo kërkon një qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme”, tha Kovaçevski. /Xh.Xh/dritare.net