
Kryeministri Rama për zhvillimet në Kosovë: Bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE!
Dritare.net
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për situatën e krijuar në Veri të Kosovës ku ka bërë me dije se është duke ndjekur me vëmendje çdo zhvillim.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama bëri thirrje për dialog.
"Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!", shkruan Rama./M.K/dritare.net

















