
Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë!
E Hënë 18 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Ndërsa procesi i numërimit të votavë po shkon drejt fundit, rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur 42.26%, ndërsa Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet./M.T/dritare.net

















