Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Lufti Haziri: Vjosa Osmani e ka vendin e saj në LDK, se kur do të vijë kohën nuk e di

Lufti Haziri: Vjosa Osmani e ka vendin e saj në LDK, se kur do të

I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në ‘Dritare TV’, kandidati i LDK për komunën e Gjilanit Lutfi Haziri ka folur për rezultatin e mirë të LDK në këto zgjedhje dhe pse Vjosa Osmani këtë herë nuk solli votë për Vetëvendosjen si në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lufti Hazirin e ndajnë edhe 300 vota nga kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit. Raundi i balotazhit do të përcaktojë fituesin.

“Edhe pse Osmani ka ndryshuar kamp politik mbetet një mikja e ime. Nuk është për t’i dhënë kredit Osmanit si presidente pasi ajo nuk ka asnjë rol në këto zgjedhje. Po shihet mungesa e saj në rezultatin e Vetëvendosjes. Partia e saj, iniciativa e saj është në koalicion me Vetëvendosjen në disa komuna por nuk e ka atë rol që kishte në 14 shkurt ku u bë bartësja e votave e të pakënaqurve nga LDK. Vetëvendosja duhet ta shohë sërish vlerën e saj në skenën politike. Vjosa Osmani e ka vendin e saj në LDK, se kur do të vijë kohën nuk e di”, u shpreh Lutfi Haziri/Dritare.net