Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Maqedoni e Veriut, qeveria “ngrin” çmimet e produkteve bazë ushqimore

Maqedoni e Veriut, qeveria “ngrin” çmimet e produkteve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme.

Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria më 9 nëntor shpalli situatë të krizës në sektorin energjetik.

Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, do të thotë se deri më 31 janar, tregtarët nuk do të kenë mundësi t`i rrisin çmimet e produkteve ushqimore, kurse çmimet e tyre për momentin janë;

Buka e bardhë 29 DEN

Sheqer 900 gr 40 DEN

Mielli TIP 400 47 DEN

Vaji 97 DEN

Qumësht Me Yndyrë 3.2% 52 DEN

Masa të ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore janë vendosur edhe në vendet fqinje./Dritare.net