Maqedonia e Veriut ndryshe nga vendet e tjera. Preferon orën verore!
Dritare.net
Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është duke parë mundësinë e vazhdimit të orës verore edhe gjatë dimrit. Vendimi nëse do të mbahet ora verore apo do të kalohet në orën dimërore duhet të merret në fund të këtij muaji. Por deri në një vendim përfundimtar, duhen bërë një sërë analizash.
Ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat e orës zhvendosen një orë pas. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të shtrihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Por në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian miratoi një propozim që do t’i jepte fund ndryshimeve të orës dy herë në vit. Vitin e ardhshëm, nëse miratohet nga të gjitha vendet, ora nuk do të ndryshojë më.
Ndikimi i orës dimërore, për gjumashët është një lajm i mirë. Ndërsa për njerëzit që preferojnë më shumë ditën se sa natën, ora dimërore nuk ka ndikim pozitiv./L.F-dritare.net