Mbërrin në Kosovë kontingjenti i ri turk nga KFOR!
Dritare.net
Në Kosovë ka mbërritur një kontingjent turk në kuadër të misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, transmeton Anadolu.
Siç njofton KFOR-i ky kontingjent do të zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.
"Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e saj të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999", thuhet në njoftim.
Sipas KFOR-it, kjo po ashtu është një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor./M.K-dritare.net