Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ministri i Jashtëm italian: 11 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në veri, tre në gjendje më të rëndë

Ministri i Jashtëm italian: 11 ushtarë të KFOR-it janë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka konfirmuar se 11 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në veri të Kosovës, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë shpreh solidaritetin me ushtarët e KFOR-it të cilët u lënduan gjatë protestave të sotme në veri.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të punojë për paqen”, ka shkruar ai./K.C/dritare.net