Nëse po udhëtoni drejt Malit të Zi, këto janë masat e reja kundër covid-19!
E Diel 2 Janar 2022, 10:10
Dritare.net
Sot autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar masat e reja kufizuese kundër covid-19. Për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duheur të vaksinave. Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim se e keni kaluar kovidin jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.
Por në të dyja rastet qytetarët duhet të jenë të pajisur me testin negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë ose me testin e shpejtë jo më të vjetër se 48 orë. Këto masa do të fillojnë të zbatohen nga sot për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Masat e reja u publikuan nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. /Xh.Xh/dritare.net