Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Nga sot Maqedonia e Veriut ndalon pasaportat me emrin e vjetër të vendit!

Nga sot Maqedonia e Veriut ndalon pasaportat me emrin e vjetër të

Nga sot në Maqedoninë e Veriut pushojnë së vlefshmi pasaportat me emrin e vjetër të vendit Republika e Maqedonisë, bëjnë të ditur mediat vendase.

Dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër do të pushojnë së vlefshmi saktësisht në mesnatë, njofton shërbimi publik maqedonas MRT. Në ndryshim nga pasaportat, kartat e identitetit me të shkruar Republika e Maqedonisë do të jenë ende të vlefshme, por vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Lusim qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë të largohen nga vendi ynë sepse nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem dokumentet e udhëtimit të shtetit tjetër. Gjithashtu theksojmë se çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që vjen në pikën kufitare për të hyrë në vendin tonë, do të pranohet pa marrë parasysh dokumentin e udhëtimit me të cilin vijnë. Sa i përket letërnjoftimeve, i njoftojmë qytetarët se ato do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt, pavarësisht nëse e mbajnë emrin Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët do të mund t’i përdorin ato pa pengesa në territorin e vendin tonë.

Ministria e Punëve të Brendshme do të veprojë në përputhje me ligjin dhe andaj apelojmë qytetarët që të mos drejtojnë automjet nëse nuk kanë patentë-shoferi të vlefshëm me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu paralajmërojmë se në rast të dëmtimit të shkaktuar nga një aksident i mundshëm trafiku, për shkak të patentë-shoferit të pavlefshëm, qytetarët që nuk kanë patentë-shoferi të vlefshëm do të duhet të bartin pasojat e dëmtimit të mundshëm. Sa i përket afisheve NMK për targa, përsërisim se ato janë plotësisht falas për qytetarët”, njofton Ministria e Brendshme e Maqedonisë./M.K-dritare.net