
Njihuni me votuesen më të vjetër në zgjedhjet lokale të Kosovës!
E Diel 17 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Gruaja më e moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.
Gruaja saktësisht e moshës 103-vjeçare, ka dalë për të votuar. Lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në rrjetet sociale. Nëna Timë është një personazh i njohur për publikun në Kosovë, pasi ajo ka rrëfyer se familja e saj e kishte fejuar kur ajo ishte vetëm 1 vjeç./M.T/dritare.net

















