
Opozita maqedonase: Pas një jave arrihet marrëveshja me Bullgarinë
Dritare.net
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pas një jave pret që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në, për anëtarësim. Kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se dyshon se kryeministri në largim Zoran Zaev do të bëjë me Sofjen një marrëveshje të dëmshme për interesat maqedonase, por sipas tij, ajo do të ishte e papranueshme për partinë që drejton.
“Zoran Zaev në largim është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse na siguroi se i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë në të cilat do të pranojë pjesërisht ose plotësisht Rezolutën e miratuar nga Kuvendi bullgar në nëntor 2019, nëse nuk gaboj. Ajo asimilon plotësisht popullin maqedonas dhe paraqet goditje e drejtpërdrejtë mbi identitetin tonë. Meqenëse ai po largohet, jam i shqetësuar se mund ta bëjë këtë lëvizje dhe të gjithë do t'i paguajmë pasojat”, ka deklaruar Mickoski.
Ai nuk dha detaje tjera, se kur pritet të arrihet marrëveshja dhe çfarë konkretisht përmban.
Mickoski tha se Maqedonia e Veriut e meriton nisjen e bisedimeve, jo vetëm për shkak të reformave, por thjesht për shkak të gjithçkaje që bëri qytetari maqedonas për integrimin evropian, por marrëveshja, sipas tij, nuk duhet të dëmtoj interesat kombëtare.
“Ne i ndajmë vlerat me BE-në dhe vërtet është koha e fundit që BE-ja të tregojë vlerat e saj në veprim dhe të braktisë kërkesat hegjemoniste të fqinjit tonë lindor që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane, por janë kërkesa që ndoshta mund të ishin të pranueshme sikur të ishim dy apo tre shekuj në të kaluarën”, ka deklaruar Mickoski.
Kryeministri Zoran Zaev, të dielën, më 5 dhjetor, pas arritjes së marrëveshjes me partinë Alternativa për pjesëmarrje në qeveri, tha se pret zgjidhje të shpejt me Bullgarinë, por pa dhënë detaje tjera./Dritare.net

















