Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas konvertimit të targave digjen njëra pas tjetrës tre makina në Kosovë!

Pas konvertimit të targave digjen njëra pas tjetrës tre makina

Në veri të Kosovës, në 24 orët e fundit, janë regjistruar tre raste të djegies së makinave apo pronës së qytetarëve që pranuan të konvertojnë me të Kosovës, targat e lëshuara nga Serbia.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme:

"Serbia dhe strukturat ilegale në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat. Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentit të Serbisë dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri.

Një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, i cili konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj. Në Zveçan, një qytetari serb iu dogj një depo, pasi riregjistroi makinën e djalit të tij dhe po ashtu, një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit, mbrëmë iu dogj vetura.

Këto grupe ilegale ekstremiste tashmë nuk kufizohen vetëm në shkelje të sovranitetit në veri, por ata shtypin qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme.", thuhet në njoftim./M.K/dritare.net