Përparim Rama i LDK: Të gjithë së bashku për Prishtinën!
Dritare.net
Kandidati për kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me banorët e Kolovicës, ku ka dëgjuar problemet e tyre të përditshme dhe mënyrën se si mund t'i zgjidhin ato.
Rama, ka premtuar se me atë kryetar të Prishtinës, në Kolovicë, do të ndërtohet një park, shtëpi të kulturës, fusha sportive, bibliotekë, çerdhe dhe ndriçim rrugor.
"Ecjet me qytetarë i pres dhe i bëj me kënaqësinë më të madhe.
Unë dhe ekipi im takuam qytetarët e lagjes “Kolovica”, me të cilët biseduam për problemet që ka kjo lagje dhe mënyrat për t’i zgjidhur ato.
Në këtë lagje do të ndërtohet një park, një shtëpi e kulturës, fusha sportive, po ashtu kjo pjesë ka nevojë për ndërtimin e një biblioteke, çerdhe dhe të ketë ndriçim rrugor.
Për “Fushën e Pajtimit” duhet një bashkëpunim me ujësjellësin, pasi edhe është në pronësi të tyre. Rrugës për Butovc duhet të ndërtohet një shteg ose një garë për motoçiklistë, garë e cila do të mbahet çdo vit. Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë.",- shkruan kandidati Rama./M.T/dritare.net