Presidenti Serb Vuçiç: Kurti është kthyer në shekullin e 19-të!
Dritare.net
Vuçiç në fjalën e tij të parë pas takimit, e konsideroi takimin si jo pozitiv ndërsa theksoi se tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
“Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja”, tha Vuçiç.
“Është veçanërisht interesante që ata nuk donin asgjë tjetër. Ata kushtëzuan me kritere të reja gjatë gjithë kohës. Prezantimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocidet në Kosovë. Pastaj ai na shpjegoi se emrat shqiptarë tërheqin emra nga toponimet në Serbi, ju mund të besoni se njeriu pas 150 vjetësh flet për këto”, theksoi Vuçiç.
“Gjithçka na dërgon në të njëjtin drejtim , dikush do ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën”, shtoi ai.
I pyetur nëse pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, ai u përgjigj:
“Është shumë e vështirë kur flet me njerëz irracionalë. Është shumë e vështirë. Ai thotë se ata nuk e kuptojnë që kishte krime nga të dy palët, ndërsa Serbia e kupton këtë”, tha Vuçiç./M.T/dritare.net