
Ra dëshmor në luftën e Kosovës/ Ky është djali i të moshuarës që u dhunua në Pejë!
E Mërkurë 2 Nëntor 2022, 22:10
Dritare.net
Rasti i publikuar ditën e sotme ku një infermiere në Pejë ka dhunuar barbarisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ka nxitur reagime të ashpra në rrjet.
Reagimet ishin edhe më të forta kur u bë e ditur se e moshuara është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë.
Gruaja që u dhunua nga infermierja është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Çabratit, atëherë vetëm 17-vjeç./M.K/dritare.net

















